Dhjetë të arrestuar, shtatë studentë lëndohen nga gazi lotsjellës (VIDEO)

Kronika February 15, 2017 - 12:29

Dhjetë studentë janë arrestuar ndërsa shtatë prej tyre janë lënduar nga gazi lotsjellës.

Kështu tha Nurimshahe Demaliaj, njëra nga studentet e organizatës “Kritikë, Studim, Veprim” të cilët sot kanë protestuar para rektoratit të UP-së.

Disa nga studentët brenda sallës ku po mbahej ceremonia për shënimin e 47 vjetorit të themelimit të UP-së ia kanë ndërprerë fjalën rektorit Marjan Demaj.

Për t’i larguar ata nga oborri I UP-së ka reaguar edhe Policia me ç’rast është përdorur edhe gazi lotsjellës.

Studentët ndërprenë mbledhjen e UP-së, përleshen me sigurimin (Foto)

Ceremonia e shënimit të 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës nuk ka shkuar ashtu  siç ishte planifikuar, pasi disa studentë kanë akuzuar rektorin Marjan Dema se është i lidhur direkt me partitë politike.

Ata para të pranishmëve i janë drejtuar rektorit, duke i thënë se e ka shkatërruar UP.

“E keni shkatërruar UP-në”, “ju jeni pushteti” etj.

Raportohet se studentët janë nxjerrë me forcë nga mbledhja, ndërsa janë përleshur edhe me sigurimin.

Raportohet për të lënduar. Aty është parë edhe autoambulanca.