Grabitje me armë në Tiranë

Kronika February 10, 2017 - 22:33

 

Një grabitje tjetër e armatosur ka ndodhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19: 00, kur dy persona te armatosur kanë hyrë në ambientet e një supermarketi në rrugën “5 Maji”, në afërsi të tregut industrial dhe kanë kërcënuar me pistoletë arkëtaren.

Sipas njoftimit të policisë, grabitësit kanë mundur të marrin xhiron ditore që ndodhej në arkën e supermarketit dhe që nuk është bërë e ditur sa ka qenë, shkruan Top Channel.

Ata janë larguar që aty me shpejtësi. Menjëherë forcat policore kanë ngritur postblloqe dhe kanë kryer kontrolle në zonën ku ndodhi grabitja për kapjen e dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Por ende nuk është bërë i mundur kapja e tyre apo edhe të dhënat mbi identitetin. Grupi hetimor ka këqyrur edhe kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi grabitja për të parë lëvizjet e grabitësve.