Ky është i riu që vdiq nga orteku i borës në Brezovicë (Foto)

Kronika January 19, 2017 - 20:18

Një person i moshës 24 vjeç ka humbur jetën sot derisa ishte duke skijuar në Brezovicë.

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe policia në rajonin e Ferizajt, ku ka bërë të ditur se vdekja e tij është shkaktuar nga një ortek bore.

Organizata “Snownjeri” ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se i riu i cili ka ndërruar jetë sot është, Fisnik Qerkini, transmeton Telegrafi.

“@snownjeri ne emër të gjithë pjesëtarëve të saje shpreh ngushëllime familjes Qerkini dhe gjithë freeriderave të Kosovës.

Fisnik Qerkini ka humbur jetën sot ku u përfshi nga një ortek bore në një nga shtigjet e rrezikshme te Brezovicës #rip”, thuhet në postimin e tyre.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për proceduar e varrimit, pasi është rasti është cilësuar si vdekje aksidentale.

 

Image