Dënohen me burg shtatë të akuzuar për terrorizëm

Kronika January 19, 2017 - 15:43

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda, ka dënuar me burgim shtatë persona për përfshirje në terrorizëm.

E.B i akuzuar për veprën  penale “Rekrutimi për Terrorizëm”, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet e 6-të muaj.

Kurse F.I dhe V.G të akuzuar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje nga tri vjet e gjashtë muaj.

K.B i akuzuar për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim prej 3 vjet e gjashtë muaj.

Ndërsa, E.B dhe F.B të akuzuar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me dënim me burgim prej katër vjet e gjashtë muaj për secilin veç e veç.

Dhe F.D i akuzuar për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim prej 2 vite e 6 muaj.

Ndaj të pandehurit K.R është refuzuar aktakuza për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza.