Shumë persona të vdekur pasi hoteli në Itali u godit nga orteku

Kronika January 19, 2017 - 09:28

Zyrtarët në Itali, kanë deklaruar se një numër i madh i njerëzve që po qëndronin në një hotel kanë vdekur pasi vendi u godit nga një ortek, i cili ishte shkaktuar nga tërmeti i të mërkurës, transmeton Klan Kosova.

Ekipet e shpëtimit kanë qëndruar tërë natën në hotelin që gjendet afër malit Gran Sasso në zonën Abruzzo.

“Ka shumë të vdekur”, ka thënë kryetari i ekipit të shpëtimit, Antonio Crocetta.

Më shumë se 30 persona ishin në hotelin Rogopiano në kohën kur këtë vend e goditi orteku.