Shërbimi Korrektues parandalon futjen e narkotikëve në burgun e Dubravës

Kronika January 18, 2017 - 20:19

Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës respektivisht Departamenti për Siguri, pas një plani operacional, ka arritur që të parandalojë futjen e narkotikëve në Qendrën Korrektuese në Dubravë, njofton kumtesa.

Ky operacion është shtrirë në dy lokacione, në Hyrjen Kryesore të Qendrës Korrektuese të Dubravës, si dhe në hyrje të Sallës së Vizitave.

Me këtë rast është ndaluar zyrtari M.GJ, punonjës i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (me detyrë në Shkollën e Qendrës Korrektuese Dubravë).

Gjatë kontrollimit të vizitorit  M.H. është gjetur lëndë narkotike e fshehur në gjëra ushqimore.

Ky dhe veprimet tjera janë duke u ndërmarrë me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe sfidave të tjera. Për rastin dhe për veprime të mëtejme, menjëherë është njoftuar Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria Kundër Drogës.