Hasan Shala zgjedhet kryetar i Gjykatës së Apelit

Kronika January 13, 2017 - 17:42

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur kryetar të Gjykatës së Apelit gjyqtarin Hasan Shala

“Hasan Shala, arriti të marrë shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovë, kundrejt kundër – kandidates Tonka Berishaj. Gjyqtari nga Peja, do ta udhëheq këtë gjykatë për katër vjetet e ardhshme”, thuhet në knjë komunikatë të këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Hasan Shala është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1988. Provimin e Jurisprudencës e kreu dy vjet më vonë, pasi mbaroi praktiken profesionale në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Në vitin 1999 u emërua gjyqtar për kundërvajtje në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Një vit më vonë, u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale, po ashtu në Pejë. Pasi ushtroi 5 vjet këtë detyrë, në vitin 2005 u bë gjyqtar në Gjykatën e Apelit” thuhet në një komunikatë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.