Rrahje në Pejë, arrestohen tre persona

Kronika January 13, 2017 - 10:30

Tre persona janë arrestuar në Pejë, pasiqë të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete.

Policia njofton se dy nga ta kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pasi janë intervistuar janë dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.