Për 30 minuta pritet të filloj seanca ndaj Haradinajt

Kronika January 12, 2017 - 11:11

Seanca gjyqësore ndaj Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pritet të filloj për 30 minuta, konkretisht në ora 11:30, bëjnë të ditur burime të “zeri.info”.

Lideri i AAK-së, do të dal para Gjykatës së Apelit në qytetin Colmar të Francës, ku do të vendoset nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtutjeshme për ekstradim në Serbi.

Ministria e Drejtësisë së Serbisë, dje i ka dërguar Francës disa dokumente shtesë në të cilat ka kërkuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Serbia thotë se e kërkon Haradinajn për veprat penale që nuk janë përfshirë në aktakuzën e Tribunalit të Hagës nga e cila ishte liruar i pafajshëm.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar më 4 janar në aeroportin e Bernit, ku dhe është ndaluar.