Shpërthen bombola e gazit në një qendër shëndetësore në Korçë, ka të plagosur

Kronika January 12, 2017 - 09:42

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Bilisht, ku mësohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se dy persona janë plagosur, pjesë e stafit të qendrës shëndetësore.

Shkak i shpërthimit të bombolës ka qenë rrjedhja e gazit që stafi i qendrës shëndetësore e përdorte për ngrohje.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre paraqitet e rëndë, pasi kanë djegie në trup.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja për të vendosur në kontroll flakët nga shpërthimi i bombolës, ndërsa kanë nisur hetimet nga policia.