Së paku 11 kosovarë të lënduar në autostradën Nish-Beograd
Kronika
January 06, 2017 - 14:59
Në një aksident zinxhiror në të cilin janë përfshirë së paku 30 vetura, janë lënduar 17 persona, ku tre prej tyre rëndë, transmeton “zeri.info”.
Nga të lënduarit janë 6 fëmijë. Sipas raporteve që vijnë nga atje, 11 nga 17 të lënduarit, janë qytetarë nga Kosovë, të cilët po ktheheshin në shtetet perëndimore pas pushimit në Kosovë. tani për tani nuk ka të dhëna të sakta për emrat e të lënduarve, po raportohet se situata në pjesën ku ka ndodhur aksidenti, është tejet e rëndë, për shkak të bllokimit të rrugës dhe kolonave të gjata.
Shumë vetura kanë filluar të mbesin pa karburante dhe kjo ka shkaktuar drojë se mund të ketë pasoja për pasagjerët e bllokuar./ZERI