Nëna shqiptare denoncon vajzën e zhdukur para 21 vitesh, arsyeja do ju shokojë

Kronika December 10, 2016 - 20:35

Denoncon pas 21 vjetësh zhdukjen e së bijës në Itali.

 

Bashkë me kohën e gjatë që nëna priti të denonconte vajzën e zhdukur pa gjurmë, befason arsyeja pse gruaja u kujtua një ditë të bukur se i duhej ndihma e policisë për vajzën e zhdukur.

Në fakt, jo për ta gjetur, por për efekt dokumentesh në përfitimin e ndihmës sociale.

E gjithë kjo ka ndodhur në Durrës dhe ka protagoniste shtetasen 56-vjeçare, O.K, raporton “Panorama”.

Gruaja O.K, 56-vjeç ka denoncuar në polici zhdukjen e së bijës F.K, sot 37-vjeç.

Gruaja para policisë ka thënë se vajza ishte zhdukur pa lënë gjurmë kur ishte vetëm 16 vjeçe dhe dyshon se ka ikur në Itali.

Ajo tregon se e bëri denoncimin e detyruar se i duhen dokumentet që është e vetme dhe se nuk ka mundësi financiare, për të fituar më pas dhe ndihmën ekonomike.