Shqiptari vret një polak dhe plagos një tjetër

Kronika December 10, 2016 - 12:36

34-vjeçari nga Polonia mori pesë plagë të thella nga thika dhe vdiq pas 30 minutash gjatë transportimit të tij në spital, ndërsa bashkëkombësi i tij 37 vjeçar mbeti i plagosur.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në kryeqytetin austriak, Vjenë, ku pas një përleshje në lagjen, Favoriten, një polak ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër ka mbetur i plagosur, kanë shkruar mediat austriake, ndër to edhe ‘krone.at’.

Mësohet se sulmuesi është shqiptar dhe akoma nuk është arrestuar nga policia austriake, përcjell albinfo.ch.

Të tre personat ndodheshin në një lokal, dhe sipas dëshmitarëve menjëherë ka ndodhur konflikti dramatik. 34-vjeçari nga Polonia mori pesë plagë të thella nga thika dhe vdiq pas 30 minutash gjatë transportimit të tij në spital, ndërsa bashkëkombësi i tij 37 vjeçar mbeti i plagosur.

37-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin Meidling për t’u mjekuar nga plagët. Ai tani është jashtë rrezikut për jetën, shkruan ‘Heute’.

Pas sulmit, autori u largua nga vendngjarja. Policia po punon për kapjen e shqiptarit si dhe zbardhjen e shkaqeve./Albinfo.com