Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Kronika December 08, 2016 - 18:35

Ardian Kaloshi është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia kanadez thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:52 në mbrëmjen e së mërkurës, kur u raportua për të shtëna dhe kur mbërritën në vendngjarjen gjetën të shtrirë përtokë Kaloshin me plagë të rëndë në kokë.

Sipas policisë, Kaloshi ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë në momentin e atentatit, por nuk është e qartë se sa persona ndodheshin ulur në një tavolinë jashtë lokalit.

Kaloshi u dërgua me urgjencë në spitalin, por disa minuta më vonë mjekët e deklaruan të vdekur. Hetuesit u thanë gazetarëve se Kaloshi ka jetuar në veri të qytetit, por nuk ka një vendqëndrim të qartë.

Kaloshi ishte i njohur për policinë, pasi kishte një të kaluar kriminale. 46-vjeçari u vra në një zonë të populluar. Dyshohet se ai shkonte shpesh në këtë zonë dhe vrasësit mund të kenë mësuar itinerarin e tij.

Ardian Kaloshi, 46 vjeç, është personi i 64 i vrarë në Toronto këtë vit. Policia thotë se përveç dëshmitarëve, do të kërkojë filmimet e kamerave të sigurisë së zonës për të zbardhur vrasjen. Deri tani nuk ka asnjë të dyshuar dhe a për motivin e krimit. Gjithashtu, nuk dihet se çfarë arme është përdorur për vrasjen e tij.