Mes lotësh, varroset Astrit Dehari (VIDEO)

Kronika November 08, 2016 - 15:12

Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit.

Nën lotët e qindra njerëzve ai është varrosur në varrezat e Zllatarit në afërsi të Matiçanit, raporton “Zeri.info”.

Në këtë ceremoni, kanë mbajtur fjalim babai i të ndjerit, Avni Dehari, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.