Ka prova të mjaftueshme, shkaku i vdekjes së Deharit do të vërtetohet shpejtë

Kronika November 07, 2016 - 20:07

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, është zotuar se ekspertiza e trupit të ndjerë të Astrit Deharit do të tregoj mbi të gjitha rrethanat e vdekjes së Deharit.

Gashi në një prononcim për Televizionin publik është shprehur se ka prova të mjaftueshme dhe vdekja e Deharit do të vërtetohet shpejtë.

Ndërkohë që kryeprokurori i cili po merret me rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se në afatin sa më të shkurtë do të dihen rrethanat e vdekjes së Deharit.

LEXO EDHE: Analizat e autopsisë së Deharit mund të dërgohen edhe në Angli

“Ajo cka është më vendimtare për ne është ekspertiza  mjeko-ligjore. Unë ju garantoj se në afatin sa më të shkurtë kohor do të kryhet e gjithë kjo çështje”, ka thënë Hoxha.