Ja motivet e plagosjes së 15-vjeçarit

Kronika October 26, 2016 - 14:47

Plagosja e cila ndodhi rreth orës 13:30 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, dyshohet se ka të bëjë me hakmarrje, raporton “Zeri.info”.

Sipas një dëshmitari, hakmarrja lidhet me “Birrë Fest”-in.

“Personi i plagosur ka qenë duke lëvizur në këmbë në momentin kur ai tjetri e ka plagosur atë. Kjo plagosje është hakmarrje e asaj që ka ndodhur në “Birrë Fest”, ka treguar ky dëshmitar për “Zeri.info”, i cili deshi që të mbetet anonim.

Në anën tjetër, edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar se kanë arritur ta identifikojnë dorasin e kësaj plagosje.

Ndërkaq, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, ka konfirmuar për “Zeri.info”, se gjendja shëndetësore e të plagosurit 15-vjeçar është jashtë rrezikut për jetë.  /Zeri.info/