Përfshihen në rrahje, arrestohen gjashtë persona në Vushtrri

Kronika October 24, 2016 - 11:30

Policia e Rajonit të Vushtrrisë, raporton se i ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë në një rrahje.

Në stacionin e policisë, në orët e vona të së dielës është raportuar për një rrahje dhe me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka hasur në grupin që është përfshirë në incident.

Katër nga të arrestuarit kanë kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimit që kanë marrë nga konflikti fizik ndërsa, në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një sëpatë

Sipas hetimeve preliminare incidenti dyshohet t’i ketë paraprirë një fjalosje për një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet gjashtë personave të dyshuar.

Pas procedurave intervistuese katër nga të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e ndalimit policor.