Itali: Kapen 19 kg kokainë që kishte destinacion Durrësin

Kronika October 24, 2016 - 09:27

19 kilogramë kokainë e pastër është sekuestruar në portin e Gioia Tauronë Itali.

Droga u gjet në një operacion të përbashkët të Guardia di Finanza të Reggio Calabria, së bashku me punonjësit e doganës.

Sipas “Rai News”, kokaina ishte e ndarë në 17 pako dhe çmimi i saj në treg shkonte deri në 4 milionë euro, shkruan Tv Klan.

Ajo u gjet e fshehur në një kontenier që transportonte pula të ngrira që vinte nga Brazili dhe kishte si destinacion Durrësin.