Babai shpëton të birin nga vetëvrasja, bien të dy nga ballkoni por mbijetojnë

Kronika October 22, 2016 - 19:00

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pasdite e sotme në kryeqytet, për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi, shkruan BW.

Një i ri 33-vjeçar, në kushtet e depresionit ka tentuar të vetëvritet, duke u hedhur nga ballkoni i apartamentit ku ai banonte, në katin e tretë të një pallati.

Por veprimi i të riut me iniciale J.K, i ka rënë në sy babait të tij, V.K, 64 vjeç, i cili ka nxituar ta ndalojë.

Por gjatë përpjekjes për të mbajtur djalin që të mos rrëzohej, ata kanë rënë nga ballkoni të dy babë e bir.

Fatmirësisht, ata kanë rënë në tarracën e katit të parë, edhe pse kanë pësuar dëmtime jo të vogla nga rrëzimi.

Babë e bir janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.