Demanton Bekim Jashari: Jo unë por është aksidentuar djali i axhës

Kronika September 30, 2016 - 14:39

Bekim Jashari, djali i Hamzë Jasharit ka demantuar lajmin që po qarkullon në media se ai ka pasur një aksident trafiku në njërin prej fshatrave të Drenasit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksident, mirëpo aty ka qenë një familjar i tij, nga Jasharët.

“Jo nuk është e vërtete. Unë jam shëndosh e mirë. Por në këtë aksident ishte djali i axhës, Bashkimi. Por ky tani është shëndosh e mire. Kurse atyre të tjerëve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, ka thënë ai.

Ndryshe, në media ka qarkulluar lajmi se në fshatin Zabeli i Ulët, komuna e Drenasit, djali i Hamëz Jashari ka pësuar lëndime.