'10 mijë euro ose të vrava'

Kronika September 30, 2016 - 14:10

Një 25 – vjeçar nga Korça ka përfunduar në pranga pasi nëpërmjet letrave dhe telefonatave kërcënonte një italian, duke i kërkuar në këmbim të jetës 10 000 euro.

I arrestuari është Velson Qyrani dhe sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi ka kanosur me telefonata, me numër të fshehtë, si edhe me letra kërcënuese, italianin me iniciale M.P, duke i kërkuar këtij të fundit një shumë prej 10 mijë euro, në këmbim të jetës së tij, raporton TvKlan.

Sipas policisë, mësohet se autori ka pasur dijeni për një aktivitet privat në fushën e marketingut, që zotëron bashkëjetuesja e këtij të fundit në qytetin e Korçës dhe i ka kanosur ata me mbylljen e tij, nëse në këmbim nuk do të përfitonte shumën e kërkuar.

Mbi të riun rëndon akuza për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.