Dëshmitari mohon të jetë kërcënuar nga Azem Syla

Kronika September 29, 2016 - 07:52

Vetëm pak ditë më parë Gjykata e Apelit kishte vendosur që ta pranojë ankesën e prokurorit, i cili pretendonte se Azem Syla përmes një personi tjetër, me datën 2 shtator ka provuar që të ndikojë në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin “Toka”, por ai ka mohuar ato.

Dëshmitari i dytë gjatë seancës së hetuesisë së veçantë në të cilën ndodhet kjo çështje penale, ka bërë të ditur se nuk është kërcënuar apo frikësuar nga personi në të cilin Prokuroria aludon se ishte i dërguari i Azem Sylës, për të ndikuar në deklaratat e tij.

Avokati i mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka deklaruar se gjatë marrjes në pyetje të këtij dëshmitari, ai ka pranuar se nuk është kërcënuar nga Azem Syla dhe se personi me të cilin është takuar ka qenë një ish-fqinjë i tij i mëparshëm, shkruan sot gazeta "Zëri".

“Në këtë seancë ka qenë radha ime si avokat i Azem Sylës dhe e atij personalisht që ta marrin në pyetje dëshmitarin e emëruar si dëshmitari numër dy, i cili është dëshmitar i mbrojtur nga Prokuroria. Ky dëshmitar ka dhënë deklaratën e tij dhe... ai nuk ka qenë as i kërcënuar, as i frikësuar. Nuk i është kërkuar që të ndryshojë deklaratat e tij dhe atij nuk i është ofruar asgjë që ai të thotë diçka tjetër në atë aspekt të deklaratave që i ka dhënë më herët”, thotë Gashi.

Ai thotë se tani është e qartë saktësisht se ky dëshmitar nuk ka qenë i frikësuar dhe nuk ka kurrfarë arsye që Syla të mbahet ende në paraburgim...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin online me parapagim në online.zeri.info)