Digjet kati i dytë i një shtëpie në Ferizaj

Kronika September 28, 2016 - 13:07

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima mashkull shqiptar ka raportuar se për arsye të panjohura është përfshirë nga zjarri kati i dytë i shtëpisë së tij.

Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 2000 euro. Nuk raportohet për të lënduar.