Një person bie nga ndërtesa në lagjen “Mati 1" në Prishtinë (Video)

Kronika September 27, 2016 - 18:28

Në lagjen “Mati 1” në rrugën B një person ka rënë nga një kat i ndërtesës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zyra rajonale për informim në Prishtinë. Zëdhënësja, Flora Ahmeti ka thënë se personi ka marrë lëndime trupore nga rënia. 

Ahmeti është shprehur se ende nuk dihen motivet e rënies së personit nga ndërtesa./Ekspress