Njësiti ‘K9’, arrin në vendin ku dyshohet për bombë (Foto)

Kronika September 27, 2016 - 13:01

Njësiti i Instituit Policor të Qenve, i njohur si Njësiti i Policisë “K9”, ka arritur tek zyrat e Administratës Pensionale të Kosovës, tek ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Siç raporton “Zeri.info”, edhe pse ky mjet shpërthyes më parë është larguar nga vendi, ky njësit është duke kontrolluar se mos ka edhe ndonjë tjetër mjet të dyshuar shpërthyes.

“Zeri.info”, më herët ka raportuar se në lidhje me këtë rast, edhe një person është marrë nga Policia e Kosovës për të dëshmuar, pasi që i njëjti, sipas Policisë, ka informacione se ka parë mjetin e dyshimtë shpërthyes.

Image

Image

Image

Image

Image

Image