Arrestohet i dyshuari i parë për vrasjen e vëllezërve në Deçan

Kronika August 26, 2016 - 14:13

Është arrestuar i dyshuari Salih Lushaj i lindur në vitin 1959  në Fshatin Shaptej të Deçanit si i dyshuar për vrasjen e  dy vëllezërve Rexhep  e Burim Ramaj, kurse i dyshuari i dytë D.L  i lindur në vitin 1989  është ende në arrati.

Të dyshuarit Salih Lushaj dhe Durim Lushaj tashmë është konfirmuar se janë babë e birë.

Ndërkohë sipas Komunikatës së Policisë i dyshuari i parë është nën procedura gjyqësore të cilat tani priten të aplikohen për të.

Kujtojmë se përleshja e djeshme i la të vdekur të dy vëllezërit Rexhep e Burim Ramaj./Zeri.