Një 19 vjeçar nga Velesi akuzohet për dhunë seksuale ndaj një të miture

Kronika July 30, 2016 - 18:52

Sektor i punëve të brendshme në Veles ka ngritur kallëzim penal kundër 19 vjeçarit, E. Z, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale, ”dhunë seksuale ndaj fëmijës”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur më 27 korrik, në orët e mbrëmjes, kur E. Z, e ka dhunuar seksualisht të miturën 10 vjeçe.

E mitura e ka fshehur rastin, por gjendja e saj shëndetësore fizike ka ndikuar që gjithçka të merret vesh, pasi që nëna e saj e ka kuptuar se fëmija ka problem në ecje.

LEXO EDHE: Incidenti i mbrëmshëm në 'BeerFest', Policia jep detaje si ndodhi ngjarja

Pas kontrolleve mjekësore në spitalin e Velesit dhe pas konsultimeve me një prokuror publik, fëmija është dërguar në kontroll në Mjekësinë ligjore në Shkup. I dyshuari është arrestuar nga policia./Telegrafi/