Maqedonasi ndjek me sëpatë kryetarin e Sveti Nikollës

Kronika July 28, 2016 - 19:43

Një qytetar i revoltuar nga qytetit i Sveti Nikollës në Maqedoni ka tentuar me sëpatë në dorë të futet në zyrën e kryetarit të këtij qytetit.

Bëhet fjalë për një të moshuar i moshës 47 vjeçare, i cili i mërzitur nga premtimet boshe, kishte vendosur që mllefin ndaj kryetarit ta nxjerr me sëpatën e tij.

Mirëpo gjatë tentimit për të kryer aktin i cili mund të ishte me përfundim fatal, por futja brenda i është pamundësuar pas reagimit të sigurimit. Megjithatë drama nuk ka përfunduar me kaq, qytetari në pamundësi që të sulmon kryetarin e kësaj komune, edhe më shumë i mbushur me mllef ka thyer gjësende në ambientet e komunës.

Mësohet se dikush nga punonjësit e komunës, i frikësuar për pasojat nga ky sul ka informuar organet e rendit, policinë. Me të arritur policia e ka arrestuar sulmuesin, dhe e ka dërguar në stacionin policor, ku pritet të merret në pyetje hetuese për rastin e ndodhur, shkruan Zhurnal.mk.

Policia në bashkëpunim me komunën nuk jep informacione rreth ndjekjes, por informojnë se janë duke e shqyrtuar rastin.