'Rasti Kumanova', keqtrajtohet Sevdail Miftari

Kronika July 28, 2016 - 14:45

I akuzuari i “Grupit të Kumanovës”, Sevdail Miftari, është ankuar për lëndime trupore, ndërsa raportohet se pas kësaj në Gjykatën e Shkupit ka arritur edhe vetura e Ndihmës së Shpejtë, raporton Alsati.

Pasi që seanca zhvillohet me dyer të mbyllura, sepse po japin deklarata dëshmitarët e mbrojtur, lajmin për intervenimin mjekësor, e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Asmir Alispahiç.

LEXO EDHE: 'Hajni profesionist' nga Kosova, dënohet me 5 vite e tre muaj burg në Zvicër

Sipas Alispahiçit, Miftari është keqtrajtuar nga policia gjatë transportit.

Familjarët dhe avokatët që nga fillimi i procesit kanë alarmuar se të burgosurit e rastit të Kumanovës vazhdimisht po keqtrajtohen nga policia. Megjithatë, deri më tani për asnjë nga përfaqësuesit e policisë nuk është ngritur ndonjë procedurë.