Vetëvrasje në Deçan, një grua vari veten në litar

Kronika July 26, 2016 - 14:37

Gjatë natës që shkojë ka ndodhur një vetëvarje në Baballoq të Deçanit, ku nëna e dy vajzave i ka dhënë fund jetës së vetë duke u varë me litar.

Komandanti i Policisë për Deçan, Sejdi Dobra e ka konfirmuar rastin tragjik për Teleskopi.net dhe ka njoftuar se e ndjera është Valdete Qollakaj, 1973, nënë e dy vajzave.

Viktima është gjetur nga familjaret në mëngjes e varur me litar në një objekt afër shtëpisë. Ajo është dërguar në ora 8:00 pa shenja jete në Qendrën shëndetësore.

Polica ka njoftuar se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, ndërsa nuk dihen ende arsyen e vetëvarjes.

E ndjera është nënë e dy vajzave, ku njëra vajzë i ishte ndarë nga burri një muaj më parë.

Po ashtu, dje në Isniq të Deçanit, një nënë tjetër kishte zgjedhur këtë rrugë tragjike për t’i dhënë fund jetës së saj, duke u varë në litar. Ajo ishte nënë e tre fëmijëve.