Dy të arrestuar në Pejë për propagandë për grupet terroriste

Kronika July 26, 2016 - 13:04

Policia e Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, ka kryer një aksion bastisjeje në rajonin e Pejës, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë bërë propagandë për grupet terroriste.

LEXO EDHE: Shtetet e Evropës më të rrezikuara nga terrorizmi, ja ku ndodhet Kosova (Foto)

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Kelani gjithashtu ka thënë se gjatë bastisjeve janë gjetur edhe prova të ndryshme materiale.