E pabesueshme: Kështu zvogëlojini poret e lëkurës me vetëm një përbërës

Jetë November 10, 2018 - 13:17
Lexo tjera detaje

Do t'jua prezantojmë disa "ilaçe" natyrore për zvogëlimin e poreve tepër të mëdha në fytyrë. 

QULLI ME SODË TË BUKËS

Përgatiteni një qull duke përzier 2 lugë të sodës së bukës me 2 lugë ujë. Më pas, këtë masë vendoseni në fytyrë dhe lëreni që të qëndrojë për 15 minuta, e më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë, transmeton gazeta Kosova Sot.

UJI I TRËNDAFILIT ME LIMON DHE TRANGUJ 

Qërojeni trangullin, e më pas shtypeni atë. Vendoseni në një enë, shtoni disa pika të lëngut të limonit dhe një lugë uji të trëndafilit. Më pas përziejeni mirë e mirë. Vendoseni këtë preparat në një leckë të pastër. Filloni që ta vendosni në fytyrë. Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë.. 

MASKA NGA TË BARDHËT E VEZËS 

Mund ta përgatitni maskën tuaj natyrore për fytyrë duke përzier të bardhët e dy vezëve me disa pika limoni. Lëreni këtë maskë në fytyrë disa minuta derisa të thahet. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo maskë natyrore largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe i mbyll poret, në të njëjtën kohë.