A është e prishur çokollata nëse ka shtresë të bardhë: Si ta identifikoni çokollatën e mirë

Jetë October 17, 2018 - 22:45
Lajmet e fundi nga jeta

Keni vendosur që të ëmbëlsoheni dhe keni hapur çokollatën, mirëpo ajo në sipërfaqe ka një shtresë të hollë të bardhë, për shkak të së cilës duket sikur është e prishur! A bën ta hamë çokollatën e tillë?

Mos u brengosni, është e sigurt për t’u ngrënë, ndërkaq shtresa e bardhë në çokollatë shfaqet për dy arsye, transmeton Telegrafi.

Shtresa e bardhë në çokollatë, për shkak të së cilës ëmbëlsira e preferuar më nuk duket aq tërheqëse, ndodh kur në sipërfaqe dalin sheqeri apo yndyra, mirëpo kjo nuk do të thotë që është e prishur.

Zakonisht ajo shtresë është e thatë nëse në sipërfaqe ka dalë sheqeri, ndërkaq e lagësht nëse është fjala për yndyrën.

Në të vërtetë, nëse çokollatën e ruani në vend të ngrohtë, ndodh shkrirja e sheqerit, i cili pastaj në kristale qëndron në sipërfaqe. Gjithashtu, me rastin e ndryshimit të temperaturave, yndyra bëhet e dukshme në çokollatë.

Shkencëtarët kanë zbuluar që temperatura më e mirë për ta ruajtur dhe magazinuar çokollatën është 18 gradë celsius, ndërsa përfundimi është që ndryshimet në mënyrën se si të ftohet çokollata dhe pastaj magazinohet mund të zvogëlojnë shfaqjen e yndyrës në sipërfaqe.

Gjithashtu hulumtimet kanë treguar që çokollata ndikon pozitivisht në shëndetin.

Të anketuarit të cilët hanë çokollatë një herë në javë kanë qenë më të mirët në testet e aftësive kognitive sesa ata të cilët nuk e konsumojnë.