Nëse humbisni peshë, mund t’i largoni dhimbjet tjera trupore

Jetë September 21, 2018 - 15:46


Edhe një kilogram më pak mund të ndikojë që të kujdeseni për të pasmet dhe gjunjtë.

Humbja e peshës mund të jetë dhimbje. Por, mos largimi i kilogramëve të tepërt mund të jetë edhe më e dhimbshme. Më shumë se dy e treta e popullsisë amerikne janë mbipeshë ose obezë.

Osteroartritis (OA) është një prej gjendjeve prevalente që rezultojnë nga obeziteti dhe obeziteti është i njohur tashmë si faktor rreziku modifikues për OA.

Është po ashtu faktor i nxitjes së OA në gjunjë.

“Presioni në pjesën e poshtme të trupit, specifikisht në gjunjë dhe të pasme është më i madh për shkak të peshës së gjithë trupit. Për këtë arsye vite të tëra të të qenurit mbipeshë mund të shkaktojnë dhimbje, enjtje dhe osteoartritisin”, u shpreh Robert Bolash, specialist i departamentit të menaxhimit të dhimbjeve në Cleveland clinic.

Studimet vazhdimisht tergojnë se njerëzit që kanë mbipeshë kanë përqindje më të lartë të osteoartritist se as njerëzit që nuk janë në mbipeshë. Një studim tjetër kontaton se ata që janë obezë me BMI mes 30 dhe 35 janë katër deri në pesë herë më të ekspozuar ndaj artritisit në gjunjë.

Trajtimi më i mirë për të larguar dhimbjet është t’i ndaloni ato para se të fillojnë.

Mbroni të pasmet dhe gjunjtë në formë afatgjate duke humbur peshë. Nëse keni nevojë të humisni disa kilogramë, atëherë lëvizni para se të jetë vonë.

Si mund të ndihmoni veten:

Mësoni “indeksin e masës trupore” (BMI)
Mësoni gjerësinë e krahëve
Merrni pjesë në aktivitete fizike të moderuara
Bëni modifikime dietale të nevojshme për të humbur peshë.

Është poashtu e nevojshme që të bëhet diagnoza e duhur që të shmangen efektet anësore.