Garuda mudra: Pozita e duarve me të cilën lehtë do ta zgjidhni problemin i cili ju mundon

Jetë August 19, 2018 - 16:05

Garuda është shqiponjë mitike mbi të cilën ka fluturuar Zoti hindu Vishnu, e cila simbolizon parimin e shprehjes.

Sikur zogjtë mbretërorë të lirë në qiell, edhe mudra krijon ndjenjën e lirisë.

Këtë pozitë praktikoni kur keni problem të cilin nuk dini si ta zgjidhni, transmeton Telegrafi.

Ndihmon që të harmonizohet energjia e anës së majtë dhe të djathtë të trupit, nxit qarkullimin e gjakut dhe zgjon organet e brendshme.

Mund të zbusë dhembjet menstruale, problemet e lukthit dhe vështirësitë me frymëmarrjen. Do t’ju freskojë kur jeni të lodhur.

Për shkak të veprimit të fuqishëm në trup, duhet të aplikohet me maturi, posaçërisht nëse keni presion të lartë të gjakut.

Praktikimi:

Kryqëzoni gishtat e mëdhenj të dorës dhe vendoseni shuplakën e djathtë në llërën e majtë. Zgjeroni gishtat e tjerë.

Duart vendosni para trupit, në nivel të zemrës, dhe mbani pozitën së paku dhjetë frymëmarrje.

Mudrën mund ta përsërisni disa herë në ditë.

Duke e praktikuar mudrën përsëriteni në vete: Jam e lirë, jetoj në harmoni me ambientin. /Telegrafi/