Gruaja shqiptare është vetëm 31 vjeçe po ka 8 fëmijë

Jetë August 17, 2018 - 18:31

Numri i lindjeve në vend ka rënë në mënyrë drastike, aq sa Lulije Abiu bën dhe diferencën e rrallë.

Numri i lindjeve në vend ka rënë në mënyrë drastike, aq sa Lulije Abiu bën dhe diferencën e rrallë.

Ajo është nga Kukësi dhe bashkëshorti i saj nga Dibra. Fëmija i tyre i tetë erdhi në jetë në maternitetin e Lushnjës. Djali i Lulijes 31 vjeçe gëzon shëndet të plotë dhe vjen si vëllai 4 djemve të tjerë dhe i tre vajzave.

Fëmijën e parë e lindi kur ishte 21 vjeç dhe Lulija dhe bashkëshorti i saj duan 10 fëmijë. Me një mesazh do t’ua bëjë të lehtë dhe çifteve të reja.

“S’duhet të kesh frikë, se fëmija nesër të del krah”, shprehet ajo.