Këmbë të ënjtura e të rënduara? Ja disa këshilla si t’i reduktoni shqetësimet

Jetë July 11, 2018 - 16:26
Lexo detajet

Këmbët e ënjtura janë një problem i njohur tek gratë. Duke qenë të rënduara vështirësojnë ecjen dhe lodhin trupin. Nuk janë të këndshme nga pikëpamja estetike dhe nuk është aq e lehtë ta eliminosh këtë problem. Janë një sinjal për probleme dhe patologji të tjera, dhe jo pak me rëndësi.

Gjëja e parë që duhet të kuptosh është se kur ndodh ky problem në frekuenca të rregullta dhe shkakun e fenomenit. Disa prej mundësive mund të jenë mungesa e ushtrime fizike dhe një qëndrim i gabuar kur jeni në këmbë ose kur ecni, shkruan shije.al.

Pastaj ngjitemi në një shkallë tjetër të problemeve, kur shkaqet janë më serioze dhe këtë hyjnë flebiti, bllokimi venoz dhe mosfunksionimi i sistemit limfatik. Ka dhe shkaqe të përkohshme dhe specifike, për shembull, shtatzënia gjatë së cilës trupi i gruas rëndohet dhe lodhja ndihet duke filluar nga këmbët.

Para se të nisni një terapi, nëse problemi është i përkohshëm ose nuk keni sinjale të një patologjie specifike, mund të ndiqni këto 10 këshilla. Bëhet fjalë për rregulla të thjeshta dhe efikase.

Këshilla për mirëqenien e këmbëve:

Luftoni jetën sedentare dhe zgjasni aktivitetet në këmbë: nëse jeni të detyruar të qëndroni ulur, ngrehuni herë pas here nga karrigia pa u ndihmuar me duar.

Ecni sa më shumë të jetë e mundur. Por kujdes, bërja e punëve të caktuara të shtëpisë ose të zyrës nuk eviton akumulimin e gjakut të paoksigjenuar në vena, përkundrazi, munda ta favorizojë.

Evitoni obezitetin dhe regjimin e gabuar ushqimor: rrisni sasinë e frutave, perimeve, agrumeve dhe reduktoni pikantet, alkoolin dhe kafenë.

Evitoni të qëndroni pranë burimeve të nxehtësisë (veprim që zgjeron venat). Banjat në vaskë nuk duhet t’i kalojnë 30 gradë dhe në vend të vaskës preferoni dushin. Ideal është hidromasazhi, sidomos nëse është 30 gradë me ozon.

Evitoni traumat dhe masazhet energjike në zonat me varice (rrezikoni fletit). Ideal është limfodrenazhi.

Evitoni përdorimin e kremrave, pomadave, xhelëve që nuk ua ka dhënë mjeku (rrezikojnë reaksione alergjike)

Bëni sport. Aktivitetet sportive duhet të jenë gjithmonë të rregullta, të moderuara, jo traumatizuese. Këshillohet biçikleta dhe vozitja. Tenisi nuk rekomandohet. Ideale janë noti dhe marshi.

Gjatë udhëtimeve të gjata (makinë, tren, aeroplan) lëvizni herë pas here. Nëse udhëtimi është i gjatë vishni çorape elastike dhe hiqini sapo të mbërrini në desitnacion.

Deti nuk është i ndaluar. Duhet vetëm të shmangni qëndrimin në diell në orët më të nxehta. Bëni shëtitje të shkurtra me këmbët e zhytura në ujë deri tek kofshët. Shmangni mbulimin e këmbëve gjatë ekspozimit në diell, sidomos me peshqirë të lagur.

Venat dhe hormonet janë një kombinim shumë i rrezikshëm. Përdorimi i hormoneve të estrogjen-progresteron (kontraceptivë ose menopauza) mund të përkeqësojë në një sëmundje Tromboembolica. Vetëm një specialist mund t’ju japë udhëzimet e duhura për këtë rast.