Pitoni gëlltit komplet një grua, banorët befasohen pasi ia prenë barkun atij

Jetë July 10, 2018 - 16:15
Detajet

"Kur e prenë barkun e gjarprit, gjetën trupin e Tibës ende të paprekur me të gjitha rrobat e saj". Ata nuk kishin idenë se ku është zhdukur- dhe atëherë e gjetën trupin e saj brenda një gjarpri të madh. Një grua 54-vjeçare indoneziane u gjet e vdekur në ishullin e Sulawesit, pasi u gëlltitë e gjitha nga një piton (gjarpër) me 23 këmbësh, raporton The Jakarta Post, transmeton “Zëri.info”.

Një natë më parë,  Tiba la fshatin e saj, Persaipan Lawela, që të shkonte në kopshtin e saj të vendosur rreth gjysmë milje nga shtëpia e saj. Familja e Tibës njoftoi se ajo donte ta kontrollonte kopshtin, sepse derrat e egër shpesh shkatërronin të mbjellat e saj.

Kur Tiba nuk u kthye në shtëpi deri në agim, motra e saj shkoi për ta kërkuar pranë kopshtit. Ajo atu gjeti vetëm disa gjësende të motrës së saj, duke përfshirë një dritë të dore, maketin e saj dhe sandalet e saj.

Së shpejti, rreth 100 banorë të shqetësuar përfshirë edhe të afërmit e Tibës, nisën kërkimet. Duke kërkuar ata hasën në një  piton (gjarpër), me 23 këmbë dhe të fryrë rreth 100 metra larg nga vendi ku u gjendën gjërat e saj, transmeton tutje "Zeri.info". 

"Banorët dyshonin që gjarpri e kishte gëlltitur viktimën, kështu që ata e vranë atë, pastaj e bartën atë nga kopshti", tha shefi i policisë lokale, i identifikuar si Hamka.

Pas mbartjes së pitonit në fshat, fshatarët ia prenë barkun. Brenda ata gjetën dhe nxorrën trupin e Tiba, i cili fillimisht i kishte gëlltitur kokën.

"Kur ata hapën barkun e gjarprit, gjetën trupin e Tibës ende të paprekur me të gjitha rrobat e saj", tha shefi i fshatit, i identifikuar si Faris.

Pitonët e retikuluar si ky janë gjarpërinjtë më të gjata në botë dhe janë të përhapura në Indonezi, si dhe në pjesë të tjera të Azisë Juglindore. Këto krijesa, të cilat mund të arrijnë gjatësi më shumë se 25 metra dhe peshojnë më shumë se 120 kilogramë, përdorin madhësinë e tyre të pabesueshme për të shtrydhur pren e tyre me vdekje përpara se të gëlltitin atë tërësisht dhe ta tretin atë gjatë ditëve apo javëve.

Ata rregullisht vrasin dhe hanë krijesa rreth një të katërtën e madhësisë së tyre, duke përfshirë majmunët dhe derrat, por raportet e njerëzve të vrarë nga këto pyone janë të rralla. Megjithatë, ky ishte sulmi i dytë i një njeriu nga një python në Indonezi.

Në një incident të ngjashëm që u zhvillua në mars të vitit 2017, një fermer 25-vjeçar u gëlltiti tërësisht nga një python në provincën perëndimore Sulawesi, ndërkohë që po korrte prodhimet e tij. /ZERI