Kështu mund ta mposhtni gërhitjen

Jetë July 03, 2018 - 09:57
Këshilla se si ta mposhtin gërhitjen

Nuk ka asgjë më të bezdisshme sesa gërhitja gjatë natës e partnerit ose partneres.

Kjo bën që njëri prej tyre të mos bëjë gjumë aspak të qetë dhe kjo shpesh shkakton konflikt, por edhe grindje, përcjell "Zeri.info".

Mirëpo ka disa metoda dhe ushqime të cilat me sukses e luftojnë këtë dukuri të bezdisshme.

Dhe në mesin e tyre janë edhe mjalti, uji dhe qepa. Në saje të vetive të tij antiinflamatore mjalti liron frymëmarrjen tuaj.

Për këtë ne ju këshillojmë që të pini një filxhan me qumësht të ngrohtë dhe një lugë mjaltë para se të shkoni për të fjetur, transmeton "Zëri". Ndërsa edhe pse era e saj nuk është aq e këndshme, qepa mund të jetë një ilaç i mirë kundër gërhitjes.

Ajo përdoret për të kuruar jo vetëm ftohjen, por nëse e presim në copa të vogla dhe e ziejmë në ujë për 15 minuta mund ta përdorim si një kurë për t’i lehtësuar simptomat e gërhitjes.

Për të përmirësuar shijen ju mund të shtoni një lugë mjaltë ose sheqer dhe ta konsumoni para gjumit.

Edhe mungesa e ujit në trupin tuaj është një faktor që ndikon në gërhitje. Kur trupi është i dehidratuar qiellza do të ngjitet, duke bërë të mundur atë zhurmën e tmerrshme gjatë gjumit.

Ndaj duhet të keni parasysh që të pini gjithmonë ujë, jo vetëm gjatë ditës, por edhe para se të flini. /ZËRI/