Probiotikët ndihmojnë në parandalimin e depresionit

Jetë June 20, 2018 - 12:00

Mjekët dhe ekspertët nëpër botë pajtohen me faktin se nuk ekziston asnjë ilaç çudibërës për të gjitha sëmundjet, por studimi i ri për probiotikë riafirmon se probiotikët vërtet e kanë një efekt çudibërës në shëndetin e të gjithë organizmit.

Studimi, rezultatet e të cilit u botuan në revistën Brain, Behavior and Immunity, zbulon se probiotikët nuk janë të mirë vetëm për shëndetin e sistemit të tretjes, por edhe se mund ta përmirësojnë shëndetin mendor.

Shkencëtarët e kanë studiuar shëndetin e 40 personave gjatë një periudhe prej katër javësh. Ata e përcollën gjendjen e tyre shpirtërore dhe e matën mundësinë e shfaqjes së depresionit dhe luhatjes së psikike. Ata u ndanë në dy grupe – njëri grup kishte marrë probiotikë, ndërsa tjetri placebo.

Vetura e vjetër sjell rrezik të ri, por ju meritoni më shumë!

E SPONSORUARSHIKO VIDEON

Rezultatet zbuluan se pjesëmarrësit të cilët kishin marrë probiotikë, e kishin një rrezik më të ulët të ndryshimeve të papritura të gjendjes shpirtërore dhe incidencë të emocioneve negative, kur jo çdo gjë është ashtu siç duan ata.

Edhe pse shkencëtarët nuk e kanë krejtësisht të qartë se si probiotikët janë të lidhur me çështjet e shëndetit mendor, ata besojnë se për këtë janë meritore bakteret e mira të cilat mbeten në sistemin e tretjes, veçanërisht në apendiks. Atëherë vjen deri tek lirimi i kimikateve që e promovojnë gjendjen shpirtërore.

Gjithashtu, studimet e mëparshme kanë treguar se probiotikët e zvogëlojnë inflamacionin kronik në trup dhe e stimulojnë lirimin e toksinave nga trupi. Shëndeti i sistemit të tretjes ndikon drejtpërdrejt në shëndetin mendor.

Edhe pse rezultatet e këtij studimi janë preliminare, ato tregojnë se marrja e probiotikëve mund ta zvogëlojë praninë e mendimeve negative. Për t’i shijuar përfitimet e probiotikëve, filloni t’i konsumoni çdo ditë.