E dini se çfarë ndodh me trupin kur qëndroni pa ngrënë? Zbulimi është befasues

Jetë June 10, 2018 - 13:51
Ja përgjigjja

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë do t’i ndodhte organizmit tonë nëse do të ndalonim së ngrëni për disa ditë?

Para së gjithash është e nevojshme të evidentohet se, mundësitë e mbijetesës pa ushqim janë të ndikuara shumë fort nga variable të tilla si, pesha trupore, gjendja e shëndetit e subjektit dhe sidomos, prania ose jo e dehidratimit. Por le t’u hedhim një vështrim më të thellë pasojave të kësaj sjelljeje “kundër natyrale”.

Të mos hash 6 orë ose 3 ditë

Gjatë një agjërimi (mosngrënie-pirje) trupi ynë kalon një seri procesesh të veçanta metabolike që na lejojnë të kursejmë energji, duke na bërë që të fitojmë kohë, në pritje që ai të ushqehet. Nga distanca e disa orëve nga vakti i fundit, trupi fillon t’i bëjë “thirrje” glikogjenit, ose molekulave që “magazinojnë” energji.

Në këtë fazë prodhohet glukoza, ose një molekulë që përdoret si burim kryesor i energjisë në qarkullimin e gjakut. Pra në një gjendje normale ushqyerje, glukoza përdoret si burim i energjisë primare, duke na lajmëruar ndjenjën e ngopjes. Nga kalimi i gjashtë orëve nga vakti i fundit, glukoza nuk furnizon më energji dhe ne nisim të ndiejmë ndjenjën e zakonshme të urisë.

Pas tri ditësh mosushqyerje rezervat e glukozës do të jenë pothuajse të ezauruara, për këtë jo vetëm që do të ndihemi të uritur, por trupi ynë do të fillojë të hyjë në një gjendje lodhjeje, këputjeje, e cila përfshin nivele të larta të “trupave keton” në sistem (molekula të lipoideve të sintetizuara në mëlçi, me karakteristika të ngjashme me ato të sheqerit). Trupat keton, në këtë rast do të përdoren nga truri si burim kryesor “karburanti”.

Çfarë ndodh nëse do të vazhdoni të mos hani ende?

Në qoftë se agjërimi zgjat për më shumë se 72 orë, futemi në fazën e ashtuquajtur autophagy(fazë gjatë së cilës trupi konsumon materialet e rezervave të organizmit) dhe që përfshin një rënie progresive të ngadaltë të muskujve. Pak nga pak, metabolizmi do të ngadalësohet aq shumë, saqë trupi do të përdorë vetëm një sasi shumë të vogël të energjisë, në mënyrë që të mbijetojnë. Duke thënë këtë, në parim, një person mund të mbijetojë pa ushqim për disa javë, në varësi të mirëhidratimit dhe në bazë të sasisë së rezervave yndyrore që ka në dispozicion.

Megjithatë, në një farë pike sistemi imunitar do të jetë aq shumë i dobët (për shkak të mungesës së vitaminave dhe mineraleve)saqë mund t’i shfaqen një sërë sëmundjesh. Dy nga sëmundjet më të zakonshme të shkaktuara nga mungesa e tejzgjatur e ushqimit janë marazma (gjendje që karakterizohet nga dobësimi ekstrem) dhe sindromi i njohur si kwashiorkor, që është një nga format më të zakonshme të kequshqyerjes në vendet në zhvillim, sëmundje e cila karakterizohet nga lodhja, edema dhe një rënie progresive e masës muskulore.

Sa kohë mund të jetojë njeriu pa ngrënë?

Mungesa e plotë e ushqimit shkakton çrregullimin e këmbimit të lëndëve. Kur i mungon ushqimi, organizmi përdor lëndët e indeve të organeve që kanë më pak rëndësi për ekzistencën e tij. Më tepër nga të gjitha humbet peshë indi dhjamor dhe më pak nga të gjithë truri.

Rënia e peshës së trupit te një njeri i uritur, fillon ngadalë, ndërsa më pas shpejtohet më shumë. Fillon shpërbërja e trupave albuminoze, helmimi i organizmit nga produkte të kësaj shpërbërjeje dhe më në fund vdekja. Sipas gjendjes së organizmit, njeriu vdes pas 40 deri 70 ditësh.