Nuk është as alkooli dhe as cigarja, ja kush po na e shkurton jetën

Jetë June 10, 2018 - 09:01
Lexo detajet

Në shumicën e studimeve të nxjerra nga studiues të ndryshëm kemi dëgjuar se alkooli dhe cigarja janë dy faktorë negativë që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin tonë.

Por sipas një studimi të bërë nga një grup shkencëtarësh Australian, alkooli duhani, dietat ushqimore dhe mungesa e aktiviteteve fizike nuk janë të vetmet shkaktarë që çojnë në “shkurtimin e jetës”.

Mos bërja e këtyre dy veprimtarive siç duhet shkakton më shumë probleme, madje edhe më shumë se faktorët që përmenda më lart.

Bëhet fjalë për të ndenjurën ulur më shumë seç duhet në një ditë dhe gjumi i tepërt.

LEXO EDHE: Truk i mahnitshëm: Si t’i dalloni bateritë e mbushura nga ato të harxhuarat?
Sipas studimit, nuk duhet të rrimë më shumë se 7 orë të ulur dhe nuk duhet të flemë më shumë se 9 orë në ditë.

Madje shkencëtarët evidentuan se vajtja në palestër në mbrëmje nuk e zhduk dëmin e bërë nga qëndrimi ulur gjatë gjithë ditën.

Në një artikull të botuar në gazetën “DailyMail”, thuhet se një njeri që e jeton me të vërtetë këtë listë me të gjithë komponentët e saj rrezikon 5 herë më shumë të vdesë gjatë një periudhe 6 – vjeçare, në krahasim me dikë që bën një jetë më aktive e të pastër.