Sa duhet të qëndroni në diell nëse keni mungesë të vitaminës D?

Jetë May 25, 2018 - 12:52

Mungesa e vitaminës D mund të dëmtojë shëndetin e një personi – dhimbjet në muskujt dhe lodhja e vazhdueshme janë vetëm disa nga simptomat, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa mënyra më e mirë për të evituar simptomat e mungesë së kësaj vitamine është të qëndroni sa më shumë në rreze të diellit.

Vitamina D është e rëndësishme kur vjen puna te funksioni trupor. Ajo ndihmon në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trup, të cilat janë lëndë ushqyese që mbajnë kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.

Burimi më i mirë i vitaminës D është nga rrezet e diellit,

Por sa kohë duhet të shpenzojmë në diell çdo ditë për t’u siguruar që të kemi një sasi të mjaftueshme?

Sipas NHS, shumica e njerëzve duhet të marrin rreze të diellit nga fundi i marsit ose në fillim të prillit deri në fund të shtatorit, veçanërisht nga ora 11:00 dhe 15:00.