Në cilat vende agjërimi është më i gjatë?

Jetë May 16, 2018 - 13:20
Lexoni më shumë detaje

Agjërimi ndiqet në mënyrë strikte në shumë vende dhe nga shumë njerëz.

Myslimanët që jetojnë në pjesën veriore të Evropës apo në Kanada duhet të agjërojnë më gjatë se myslimanët që jetojnë në Lindjen e Mesme për shkak të orëve të ditës që bëhen më të gjata.

LEXO EDHE: Rrëfimi prekës i bariut që e pret iftarin dhe syfyrin me delet e tij

Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, zbatuesit e Islamit agjërojnë nga lindja deri në perëndim të diellit.

Gjatë agjërimit, ata nuk konsumojnë asnjë ushqim apo pije dhe mendimet duhet të mbahen të pastra.

Pasuesit e Islamit besojnë se agjërimi i ndihmon myslimanët të mësojnë durimin, modestinë dhe sjell përfitime shpirtërore.

Vaktet ushqimore shërbehen para lindjes së diellit dhe pas perëndimit të diellit dhe quhen respektivisht: syfyri dhe iftari dhe hahen së bashku me familjen ose me komunitetin lokal.

Kalendari islam bazohet në ciklet hënore, kështu që çdo vit vjen më herët rreth dy javë.