Pirja e ujit para gjumit sjell shumë përfitime

Jetë May 08, 2018 - 11:11
Kjo është arsyeja përse është mirë të pini ujë para gjumit

Nëse pini ujë para se të bini në gjumë, atëherë organizmit tuaj i sillni shumë përfitime, transmeton "Zeri.info".

Uji përmban minerale shumë të vlefshme dhe ushqyes, për të cilët trupi ka nevojë për të funksionuar si duhet. Pirja e ujit para gjumit është një nga mënyrat më të mira për të ndihmuar trupin të ruajë ushqyesit dhe mineralet që ju duhen.

Të pini një gotë uji para se të shkoni në shtrat ndihmon trupin të plotësojë sasinë e lëngjeve që humbet gjatë gjithë ditës nga aktiviteti normal, përcjell "Zëri". Trupi përbëhet kryesisht nga uji, kështu që duhet ta mbani të hidratuar në mënyrë që të funksionojë si duhet.

LEXO EDHE: Me këto produkte mund t’i zbardhni dhëmbët

Po ashtu, uji është një djegës natyral kalorish. Kur pini ujë të ftohtë trupi ka nevojë të punojë dyfish për t’u ngrohur, ndërkohë që do të rrisë metabolizmin.

Duke pirë ujë para se të flini hormonet, nivelet e energjisë, muskujt dhe nyjat gjejnë balancën e duhur. Kjo ju ndihmon të çlodheni dhe të ndiheni i rilindur në mëngjes.

Një nga përfitimet më të mira të ujit të pijshëm është se vepron si një pastrues natyral.

Trupi thith shumë toksina nga ushqimi, nga mjedisi, etj.

Pastrimi i tij në mënyrë të vazhdueshme do të ndihmojë që ta mbani të shëndetshëm dhe do të bëjë që organizmi të funksionojë mirë.

Prandaj, bëjeni shprehi që pak para gjumit të pini një gotë ujë. /ZËRI/