Me këto produkte mund t’i zbardhni dhëmbët

Jetë May 08, 2018 - 10:27
Nëse dëshironi dhëmbë të bardhë ndiqni këto rregulla

Buzëqeshja juaj për shkak të kafesë, të cigareve dhe prej çajeve të shumta që konsumoni është gjithçka tjetër përveçse e bardhë?

Shumë keq, por edhe në këtë rast mund të ndërhyjmë pa bërë ndonjë trajtim kimik që mund të shkatërrojë smaltin apo që i bën keq shëndetit, transmeton "Zeri.info".

Përveç këtyre, midis shumë produkteve kimike në treg që u dedikohen zbardhjes së dhëmbëve ekzistojnë një seri përbërësish natyralë, më pak të dëmshëm dhe po aq efektivë.

Kështu që ne po ju propozojmë disa mënyra më të lehta dhe lira për t’i zbardhur dhëmbët.

Sodë bikarbonat dhe kripë

Image

Duke kombinuar gjysmë luge gjelle sodë buke me gjysmë lugë kripë, atëherë ju do të krijoni pastrues dhëmbësh shumë të efektshëm. Për sa i përket përdorimit, ajo përdoret thjesht si një pastë dhëmbësh.

Lyejeni furçën e dhëmbëve me këtë përbërës (sode buke dhe kripë të përziera me pak ujë) dhe kalojeni nëpër dhëmbë, përcjell "Zëri". Por, mos e bëni këtë më shumë se një herë në javë. Një përdorim i shpeshtë mund ta dëmtojë smaltin.

Uji

Është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies ajo do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat.

Qumështi në çaj

Kremi në kafe ose qumështi në çaj ndryshojnë gjendjen kimike të tyre për të shmangur njollat te dhëmbët, transmeton "Zeri.info". Kështu që mos harroni t’i shtoni ata në pijet tuaja të preferuara.

Sherbelë e freskët

Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare. /ZËRI/

Image