Përqafimet forcojnë sistemin imunitar

Jetë May 07, 2018 - 12:12
Lexoni më shumë detaje

Një hulumtim i zhvilluar së fundi tregon se afërsia me të tjerët forcon sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet.

A doni të parandaloni ftohjen e bezdisshme dhe nganjëherë të dhimbshme?

Le t’ju përqafoi pra dikush që i besoni! Sondazhi i fundit nga shkencëtarët e universitetit “Carnegie Mellon”, i botuar në revistën “Psychological Science”, dëshmon se pra përqafimet forcojnë sistemin imunitar dhe organizmin kundër stresit, transmeton "Zeri.info".

Si pjesë e studimit, studiuesit analizuan dy studime të mëdha të realizuara në periudhën midis viteve 2000 dhe 2011.

Kjo ka treguar se njerëzit të cilët çdo ditë përqafojnë dhe që marrin mbështetjen e mjedisit kanë sisteme më të forta imunitare dhe rrallë sëmurën.

Ata janë veçanërisht rezistues ndaj sëmundjeve më pak të rënda të tilla si, ftohjet dhe gripi.

“Ne kemi vërejtur se njerëzit të cilët janë shpesh në situata konflikti dhe të cilët nuk kanë shumë intimitet në jetë, më vështirë përballen kundër viruseve të ndryshme. Nga ana tjetër, njerëzit që gëzojnë marrëdhënie të ngushta dhe mbështetje janë më rezistues ndaj stresit dhe sëmundjeve të ndryshme, fizike dhe mendore”, shpjegoi Sheldon Cohen, profesor i psikologjisë në universitetin “Carnegie Mellon”. /ZËRI/