A është i dashuri juaj i duhuri?

Jetë April 30, 2018 - 14:28
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Shumica prej nesh, me disa përjashtime, përjetojnë më shumë se një dashuri të madhe. Një person i tillë sa herë që na shfaqet në jetë është të na mësojë një mësim dhe të na ofrojë dashuri, transmeton "Zeri.info"

Si do ta kuptoni nëse e keni gjetur atë të duhurin?

Ekspertja e lidhjeve Xhoana Limën thyen disa mite të zakonshme që kanë të bëjnë me lidhjet e dashurinë dhe jua ofron disa këshilla për ta kuptuar nëse dashuria juaj e ka një të ardhme.

Para së gjithash, ajo e thyen mitin e një dashurie të vetme në jetë. Shumica prej nesh, me disa përjashtime, përjetojnë më shumë se një dashuri të madhe.

Një person i tillë sa herë që na shfaqet në jetë është të na mësojë një mësim dhe të na ofrojë dashuri, përcjell "Zëri". Gjithsecili që në jetën tuaj vjen me dashuri është njëri nga ata personat e shpirtit binjak.

LEXO EDHE: Ndërrimi i natës ndikon në shëndetin tuaj

Edhe një tjetër mit është se dashurinë e vërtetë mund ta njihni brenda tre deri në gjashtë muaj në një lidhje.

- A jeni pranë tij ajo që në të vërtetë jeni?: A i kupton ai obsesionet tuaja, për shembull për çantat apo për këpucët? A e di në të vërtetë ai se sa shumë konsumoni alkool, sa blini apo sa konsumoni ëmbëlsira dhe si ndihet ai pranë juve për këtë gjë? A silleni ngjashëm ndaj tij kur jeni vetëm apo ndryshe silleni kur jeni në shoqëri?

-  A është pranë juve ai që në të vërtetë është?: A i dini të gjitha mangësitë e tij? A e dini se sa shumë merret me sport dhe a ju pengon një gjë e tillë? Njëra nga mënyrat e mundshme për ta parë se sa autentik është të kontrolloni shoqet e tij nëse edhe ato e shohin në të njëjtën mënyrë sikur edhe ju. Natyrisht se nuk i drejtohen njëjtë sikur edhe ju, por pasioni mund të jetë i ngjashëm. Dhe, në fund, si i ka sjelljet karshi juve kur jeni vetëm dhe kur jeni në shoqëri.

- A i besoni?: Nuk bëhet fjalë vetëm për monogaminë, por zbulojani edhe fshehtësitë e tij, dëshirat dhe ambiciet. Besimi është i vështirë për t’u arritur në krahasim me dashurinë. Besimi është barometri më i rëndësishëm për ta pasur një dashuri jetëgjatë të një lidhjeje, thotë Limën.

- Si të diskutoni?: Si të diskutoni dhe të grindeni rreth gjërave, të cilat ju mundojnë aty për aty? A mund të bisedoni qetë dhe pa e sulmuar njëri-tjetrin? A i pranoni mosmarrëveshjet dhe a provoni t’i përmirësoni gjërat? Çiftet të cilat janë në një lidhje të shëndoshë mësojnë se si të fjalosen në mënyrë produktive.