Kujdes me frutat e ëmbla

Jetë April 26, 2018 - 10:01
Ja çfarë ndodh me sheqerin e frutave

Fruktoza, sheqeri i gjendur te frutat, mund të rrisë dëshirat për të konsumuar ushqime të larta në kalori, transmeton "Zeri.info".

Në kuadër të një eksperimenti, 24 vullnetarë konsumuan pije të pasura me sheqer gjatë një dite dhe pije të pasura me glukozë ditën tjetër.

Duke krahasuar me glukozën, pijet e pasura me fruktozë i bënë njerëzit të kishin më shumë dëshirë për të konsumuar biskota dhe ëmbëlsira të tjera (të larta në kalori).

LEXO EDHE: Mposhteni lodhjen me këto veprime!

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se një sasi e vogël sheqeri çdo ditë (rreth 6 lugë çaji) bën mirë për organizmin, por jo më shumë, përcjell "Zëri".

Ushqime të pasura me shumë sheqer janë: biskotat, çokollatat, lëngjet e frutave.

Sipas raportimit të pjesëmarrësve në eksperiment, pas konsumimit të pijeve apo të ushqimeve me përmbajtje fruktoze, dëshirat e tyre për të konsumuar ushqime të ëmbla rriten dukshëm. /ZËRI/